Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër Ismail Uka ka treguar mbrëmjen e sotme si janë konstatuar punonjësit e IKMT duke blerë vota.

Ai u shpreh se pasi janë konstatuar është njoftuar menjëherë policia e cila ka vonuar ndërhyrjen e saj për rreth 5 orë. Uka tha se pasi janë ndaluar në një pallat, deri në mbërritjen e policisë, në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i Tatimeve Ceno Klosi .

Sipas Ukës, Ceno Klosi ka qenë i pranishëm në fushatën e PS në Dibër dhe është parë disa herë në zyrën ku ata dyshohet se kryenin blerje të votave.

“Kemi pasur të dhënat tona për shpërndarje lekësh në këmbim të votave. Është një zyrë që është përdorur nga drejtorët e Belinda Ballukut. Janë stafi elektoral i Belinda Ballukut të ardhur nga Tirana. Rreth orës 16 kam lëvizur personalisht pasi kam pasur disa indicie.

Kam disa të dhëna që do ia vë në dispozicion SPAK. Ata na kanë konstatuar dhe kanë shkuar në një lokal përballë nga ku kanë dalë pastaj dy vajza me qese me para. Elton Lleshi dhe dy vajza janë futur në një pallat në afërsi të spitalit. Unë kam qenë vet i dyti. Menjëherë kanë ardhur mbështetësit e Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe një tjetër të cilët kanë tentuar të hapin fizikisht hyrjen e pallatit.

Unë kam lajmëruar policinë e shtetit, nga ora 16:47 deri në 20:56 minuta është dashur të bëjë dy veprime policia. Ndërkohë që marketi ka ndryshuar kodin pas ndërhyrjes së vartësve të Belinda Ballukut. Ceno Klosi jo vetëm që ka qenë në fushatë por ka pamje filmike duke hyrë te kjo zyrë dhe duke kryer shit blerje votash. Prokuroria po krye veprimet hetimore. Zgjedhjet në Dibër do bëhet të lira dhe askush nuk mund të vjedhë më vota”, tha Uka në Syri Tv.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re