Skip to content

Kapiteni i anijes u mbyt teksa shpëtoi dy turistët! Bashkia Shkodër mesazh ngushëllimi për familjen e 51-vjeçarit: Arbeni humbi jetën gjatë një akti heroik!

Bashkia Shkodër ka reaguar lidhur vdekjen e kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt teksa tentoi të shpëtonte dy turistë.

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës”, thuhet në reagimin e Bashkisë Shkodër, e cila shpreh ngushëllime për familjen e 51-vjeçarit.

Sot rreth orës 16:32, kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Alamani, 51 vjeç, dyshohet se u mbyt teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit, 51-vjeçar.

Reagimi i Bashkisë Shkodër

Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Anamali në këtë moment të vështirë.

“”