Një tjetër lëvizje vere në merkato dhe një tjetër beratas që shkon në Superiore në një nga skuadrat që përfaqësojnë Shqipërinë në Kupat Europiane. Pas Myrto Uzuni që siguroj Europën pas një sezoni fantastik në Laç dhe dy talenteve të rinj beratas Oshafi dhe Hyseni që presin zyrtarizimin tek Luftëtari tani është radha e Bitrit.

Kapiteni i Tomorit Eno Bitri do të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore aty ku nisi karrierën me Tomorin. Më pas disa sezone në Kategorinë e Parë dhe të Dytë dhe në fillimin e sezonit të shkuar iu bashkua Lushnjes por u rikthye në Berat përpara nisjes së sezonit. Me rikthimin në Berat mori edhe shiritin e kapiteni duke bërë një sezon të mirë.

Kjo ka rënë në sy të Partizanit, i cili e ka konfirmuar si pjesë të skuadrës që ka udhëtuar për fazën e përgatitore në Ohër. Tashmë ashtu, sin ë rastin e Hysenit priten vetëm konfirmimet nga Tomori por edhe Luftëtari e Partizani që i presin këta lojtar.

Kështu pritet që të bëhen plot katër futbollist beratas, të dalë nga shkolla e Tomorit që do të luajnë në Europa Ligë me skuadra të ndryshme por edhe që sezonin e ardhshëm do ti shohim në Kategorinë Superiore./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re