Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviç, që ishte një nga nënshkruuesit e Marrëveshjes së Kumanovës për t’i dhënë fund fushatës 78-ditore së bombardimeve të NATO-së dhe luftës në Kosovë.

Nën atë marrëveshje ishte në fakt kapitullimi i ushtrisë dhe policisë serbe, të cilat u tërhoqën nga Kosova, duke lejuar kështu vendosjen e trupave të NATO-s aty dhe më pas edhe kthimin e mijëra shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin dëbuar me dhunë.

Marjanoviç, së bashku me  gjeneralin britanik Michael Jackson, ishin ata që bënë publike arritjen e marrëveshjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re