Ka dy momente që duhen vlerësuar në këtë rast. Momenti i parë që organizatat apo grupet e strukturuara kriminale ushtrojnë aktivitetin në një territor shumë të gjerë, nga Brazili deri në Kosovë, duke kaluar në shumë territore dhe kjo tregon që kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre. Por nga ana tjetër reagimi që bëjnë institucionet tona, duke filluar nga autoritetet e huaja shqiptare, të Kosovës, italiane tregon që nëse do jem itë gjithë bashkë, do koordinojmë me njëri-tjetrin pa diskutim që do jemi të suksesshëm dhe besoj që bllokimi i një sasie të tillë tregon që efektiviteti i strukturave tona ishte në lartësinë e duhur. Duhet ta kemi të qartë të gjithë që ne e kemi seriozisht dhe jemi të vendosur që deri në fund të luftojmë raste të tilla. Ky është një mesazh për të gjithë ata që mund t’iu shkojë mendja të merren me aktivitete të tilla kriminale. Dua të falënderoj të gjitha autoritetet që kanë bashkëpunuar për këtë hetim

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re