Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në shtëpi për 2 agjentët e AKU dhe agjentin doganor Bujar Qyrkun, Julian Mehorin dhe Lavdosh Zerbajn si të akuzuar për nxjerrjen e pastër të kontenierit me 199 kg kokainë.

Kujtojmë se kontenieri u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës. Kontinieri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës.

Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Për këtë ngjarje përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Uniformat blu bënë një kontroll të imtësishëm në kontejner dhe gjetën 119 kilogramë kokainë. Në pranga u vunë 2 drejtuesit e automjeteve të firmës, si dhe administratori kompanisë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re