Policia e Korçës vijon operacionin antidrogë të koduar “Restart”, duke arrestuar një tjetër trafikant te quajtur Gjergji Mollanji dhe sekuestruar sasi të tjera lënde narkotike.

Sipas uniformave blu, ka shkuar në 5 numri i të ndaluarve dhe në 187.4 kg lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, që ka startuar një muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Gjatë aksionit të fundit ka rënë në pranga shtetasi Gjergji Mollanji, si dhe janë sekuestruar 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:
Korçë

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart”.

Shkon në 5 numri i të ndaluarve dhe në 187.4 kg lëndë narkotike të sekuestruar në kuadër të këtij operacioni që ka startuar një muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit.

Në vijim të operacionit mbrëmjen e djeshme u sekuestrua dhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike që tentonte për t’a trafikuar në drejtim të shtetit grek.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, ku u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i informacioneve të grumbullauara nga hetimet proaktive, gjatë mbrëmjes së djeshme u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit Gj. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin tip “Mazda” dhe është mbajtur në ndjekje nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, deri në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara shërbimet e përbashkëta policore e kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin që ky shtetas drejtonte.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 pako me peshë 73.4 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të kundërligjeshme, në të cilën janë përfshirë disa shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re