Nga 1 janari deri në 15 maj të këtij viti nuk janë lejuar të hyjnë në zonën Shengen përmes Kapshticës, rreth 1350 shtetas shqiptarë.
 
Sipas policisë, rreth nje mije persona ishin te deportuar, ndërsa pjesa tjetër nuk arritën të justifikojnë qëllimin e udhëtimit sipas rregullave të parashikuara në lëvizjen e lirë në europe. Vetëm nje numër shume i vogël udhëtaresh kishin mangësi ne dokumentacion.
 
Bllokimet ne kufi te këtyre shtetasve vijnë si pasoje e masave te shtuara qe policia kufitare  ka ndërmarre per te mos lejuar kalimet e paligjshme.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re