Moti i keq dhe bllokimi i një aksi rrugor në Greqi ka detyruar palën greke në doganën e Kapshticës të mbyllin qarkullimin për kalimin e autobusëve dhe të mjeteve të tonazhit të rëndë.
 
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ato bëjnë me dije se do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të vogla drejt Greqisë vetëm duke përdorur zinxhirët.
 
Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në këtë aks rrugor, ndërsa Policia Kufitare bën apel që të përdoren pika të tjera të kalimit drejt  vendit fqinj.
 
“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor. Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë”.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re