Tashmë është bërë e zakonshme, që në pikat kufitare më Greqinë, pasi plotësohet kuota, pala greke ndërpret punën dhe nuk lejon hyrjen e qytetarëve.

Sot paradite, në pikën kufitare të Kapshticës u plotësua kuota, ndërsa raportohet se disa persona të cilët nuk kishin bërë tamponin dhe nuk kishin plotësuar formularin nuk u lejuan të kalojnë kufirin.

Kjo është masa parandaluese që pala greke ka ndërmarrë për mos përhapjen e Covid-19.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re