Edhe pse mbrëmjen e së dielës pala greke hapi kufirin në Kapshticë, policia kufitare shtrëngoi masat për lëvizjen në vendin fqinj.
 
Ky vendim vjen pas një takimi të zhvilluar mes palës shqiptare dhe asaj greke. Burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, bëjnë me dije autoritetet shqiptare kanë rritur kontrollet në kufi. Kjo për të ulur numrin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian.
 
Nga e diela pala greke ka bërë me dije se nuk do të lejojë asnjë shtetas shqiptar të hyje në territorin e saj, nëse nuk plotëson qofte edhe një nga kërkesat e lëvizjes së lire ne zonën shengen.
 
Vetëm ne 24 orët e fundit nga vendi ynë në drejtim të Greqisë kane kaluar mbi 6 mije shtetas shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re