VALENTINA MADANI/ Mbështetës të Partisë Demokratike protestuan dje jashtë Parlamentit me thirrjet për largimin e qeverisë. Forca të shumta policore krijuan kordon sigurie për të mos lejuar protestuesit të kalojnë në oborrin e Parlamentit.

Mbështetës të Partisë Demokratike protestuan dje jashtë Parlamentit me thirrjet për largimin e qeverisë. Forca të shumta policore krijuan kordon sigurie për të mos lejuar protestuesit të kalojnë në oborrin e Parlamentit.

Protestuesit hodhën kapsolla dhe mjete piroteknike drejt forcave të policisë. Ndërkohë, disa metra më tutje janë deputetët e opozitës që në derën e Parlamentit po përplasen me punonjësit e Gardës pasi nuk lejohen të hyjnë brenda sallës plenare për shkak se 19 prej tyre janë të përjashtuar. Kjo është protesta e parë e mbështetësve të PD-së për këtë vit. Deputeti demokrat Ervin Salianji u bëri thirrje protestuesve të opozitës para Parlamentit që të përballen me Kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se deputetët e opozitës u penguan të futen brenda Parlamentit me urdhër të Kryeministrit.

“Me shumë prej jush takohemi pas njëfarë kohe dhe gjithë kohën që ka mbetur duhet ta shfrytëzojmë duke iu përballur me Edi Ramën. Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në këto vite po bën që në këtë vend mijëra të tjerë që ndjekin nga banesat, të na bashkohen me zemrat e tyre të jenë sot bashkë me ju dhe bashkë me ne.

E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në parlament sepse nuk kishte çfarë thoshte kur një prej njerëzve më të afërt të tij, Arben Ahmetaj, tha që kreu i bandës mafioze në këtë vend është Edi Rama. E dëgjuat se si numri 2 i qeverisë tha që ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim dhe shkatërrojmë Shqipërinë zihemi mne njëritjetrin. A ka gjithë kohës që ne dhe ju bashkë po themi që Edi Rama i ka nënshtruar të gjitha institucionet? E kishte dhe opozitën deri para pak kohësh, nuk ka për ta pasur më. A duhet që Edi Rama, të dorëhiqet? Rama ik, Rama ik. Ndërkohë që Edi Rama bllokon me gardë duke e kthyer parlamentin si kazermë, në çdo cep të Shqipërisë vidhet”, u shpreh deputeti Ervin Salianji.

Kurse deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi se deputetët e PSsë do të shkatërrojnë njëritjetrin sepse sipas saj, kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës, deputetja Zhupa thotë se të gjithë janë të zhgënyer teksa shton se është detyra e tyre që të bashkohen dhe t’i sjellin fitoren Shqipërisë.

“Ne jemi si ortek, do t’i marrim para këta banditë. Në atë parlament, ishte frika e fjalëve të Arben Ahmetaj. Siç i tradhtoi ai, ata do të shkatërrojnë njëri-tjetrin sepse kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot më peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të paktën çdo ditë ka 2 protesta nga grupe të ndryshme interesash. Të gjithë janë të zhgënjyer, është detyra jonë të bashkohemi dhe t’i sjellim fitoren Shqipërisë. Të mbrojmë të drejtat tona. Ne ata nuk na ndalin dot as me polici, as me gardë dhe me ushtri sepse kemi të drejtën dhe zemrat e popullit shqiptar”, – theksoi Zhupa.

PARALAJMËRIMI

Pas parlamentit, protesta e opozitës vijoi në të ashtuquajturën prej tyre “rruga e shpresës” afër banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. I pranishëm për herë të parë afër banesës së Sali Berishës së bashku me protestuesit ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. I ndodhur në masën “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur mbështetësit e tij, teksa është shprehur se nuk ka forcë në botë që do të mbrojë simbolet e krimit në vend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralamëroi protestë tjetër më 20 Shkurt, ditë në të cilën shënohen 33 vite nga rënia e bustit të diktatorit Enver Hoxha. Ndërkohë, qëndresën e opozitës, Berisha e ka quajtur “beteja e luanit”, për të cilën ka thënë se do të jetë shembja e ngrehinave të krimit. Më tej, kryedemokrati Berisha deklaroi se në ditët në vazhdim do të jenë qindra-mijëra vetë që do të ngrihen për të ardhmen e Shqipërisë.

“Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile. Me 20 Shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve. 20 Shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.

Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit. Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë. Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit”, – u shpreh lideri dmeokrat Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re