Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur. Ai i ka theksuar asaj se nuk mund të ricikohet apo të riformulohet një vepër arkitektonike. Sipas tij qeveria arkitektët i fut në burg kur shkelet e drejta e autorit por për riformulimet e veprave paratë i marrin të tjerët. Ai thekson se politika e sotme është kaq e pamëshirshme, kaq e padrejtë sa po dëmton arkitekturën.

“Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti, për çfarë vlerësime flisni ju për arkitektët kur i merrni vepër dhe e ricklon e riformulon, me çfarë të drejte. A themi ne zonja ministre që në drejtën e autorit futet edhe arkitekti. Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë, por të bërë riformuluar paret i marrin të tjetër? Me ç’të drejtë? Politika e sotme është kaq e pamëshirshme, kaq e padrejtë, ka dritë shkurtë, kaq injorante saqë po e dëmton në themel arkitekturën. Më thuaj në Paris një godinë që e riformuluan? “, është shprehur Maks Velo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re