Një prej ish-figurave të politikës kosovare në ish-Jugosllavi, Kaqusha Jashari, deri dje dhe ish-kryetare e Partisë Socialdemokrate të cilën ia kaloi Shpend Ahmetit, ka cekur çështjen e pasurive të ish-Jugosllavisë, duke thënë se dhe Kosova duhet përfiton prej tyre.

“Për këtë problem këtu duhet me u angazhuar ekspertë, na ekspertë kemi, por për fat të keq kjo politika aktuale mendon që krejt janë në duart e tyre edhe fuqia është vetëm me fol dhe fuqia është vetëm me kërkuar, jo ma fuqi se dokumenti dhe argument nuk ka. Prandaj unë kam vërejtje se nuk diskutohet me ekspertë për këtë lëmi të pasurisë na kemi ekspertë që munden me dhënë shumë kontribut”, ka thënë Jasharai në një intervistë për Ekonomia Online, duke thënë se kjo çështje duhej të ishte në axhendën e dialogut Prishtinë – Beograd.

“Janë disa sene që hapen ma vonë, por në qoftë se nuk vlerësojmë si duhet tani, ka me na kushtuar me vonë”, ka theksuar ajo.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re