Armenët që jetojnë në qytetin Karvachar në Nago-Karabag kanë filluar të djegin shtëpitë e tyre pasi u njoftua dorëzimi i disa territoreve te Azerbajxhani, njoftoi Sputnik.

Siç është thënë, banorët e Karvacharit marrin furnizime, orendi dhe kafshë nga shtëpitë e tyre para se të largohen nga qyteti. Ka shumë makina në rrugën veriore të Karabakut, ndër të cilat ka shumë minibusë dhe kamionë.

Ndodh kjo pak ditë pas arritjes së marrëveshjeje që i dha fund luftës afro 6-javore, me epërsinë e dukshme të azerëve.

Ata tashmë kanë marrë sërish kontrollin e një pjesë të konsiderueshme të Karabagut, pasi çliruan disa qytete dhe fshatra, të pushtuara nga armenët afro tre dekada më parë.

Një prej tyre dhe më strategjiku, ishte Shusha. Pikërisht, pas marrjes së këtij qyteti nga azerët, armenët u dorëzuan dhe, nën diktatin e Moskës, nënshkruan marrëveshjeje paqeje, e përkthyer dhe si kapitullim.

Në Shusha këtë të premte u fal namazi i parë i xhumasë pas 28 vjetësh.

Në xhaminë historike të Gornji Govher Aga, së pari u thirr ezani.

Në lutjen e parë të xhumasë morën pjesë ushtarë azerbajxhanas të cilët çliruan qytetin nga pushtimi.

Qyteti historik i Shusha, i cili është një simbol i rëndësishëm kulturor dhe historik i Azerbajxhanit. Ai ndodhet në një udhëkryq strategjik drejt qytetit më të madh të Nago-Karabakut, Hankendi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re