Është i lumtur ai që në punën e bërë një ditë më parë sheh gjurmën e vullnetit të vet.

Karakterin e njeriut mund ta njohësh me të vërtetë kur ai të bëhet shefi yt.

Vullneti i mirë i gjen mjetet dhe mundësitë.

Vetëzotërimi është kyçi i zotërimit.

Shpesh herë vendosmëria dhe vullneti i japin mendjes më të dobët epërsi mbi atë më të fuqishmen.

Karakteri i fortë duhet ndërthurur me elasticitetin e mendjes.

Ai që është i aftë të durojë gjithçka, mund edhe të kuturisë përgjithçka.

Kur minjtë braktisin anijen njeriu vullnetfortë duhet të marrë në dorë timonin.

Vullneti që nuk zgjidh asgjë nuk është vullnet veprues, njeriu pa karakter nuk arrin kurrë deri te zgjidhja.

Një karakter i mirë është pasuri për tërë jetën.

Karakteri qëndron në aftësinë të veprosh në përputhje me parimet.

Vullneti është në gjendje të ndryshojë gjer edhe shenjat e gishtave.

Karakteri është energjia e fshehtë dhe e vazhdueshme e vullnetit.

Kryeneçsia lind jo aq për hir të vullnetit se sa për mungesë të aftësive.

Karakteri i çdo njeriu ka diçka që nuk mund të thuhet: poshtërisa e karakterit.

Në qoftë se themi se karakteri i njeriut formohet nga rrethanat, atëherë duhet, për pasojë, t’i bëjmë rrethanat njerëzore.

Karakteri është vullneti i formuar përfundimisht.

Fuqitë ndoshta nuk mjaftojnë, por vetë vullneti është për t’u lavdëruar.

Shpirti i paepur mund të thyhet, por jo të përkulet.

Pozita shpesh ta ndryshon karakterin.

Paaftësia për të vendosur – është shenjë mediokriteti.

Asgjë nuk tregon më mirë epërsinë e një karakteri, se sa sjellja e mirë në një grindje e cila nuk mund të shmanget.

Vetitë e vërteta të njeriut zbulohen vetëm atëherë kur vjen koha për t’i shfaqur ato, për t’i treguar në punë.

Njeriu pa vendosmëri nuk mund të thuhet se i përket vetes.

Karakteri jeton brenda njeriut, fama jashtë tij.

Kur një njeri e shajnë, do të thotë se ai ka një karakter të spikatur qartë. Me budallenjtë dhe njerëzit pa individualitet zakonsiht nuk merret njeri.

Karakteri sido ta lexosh, nga e djathta në të majtë, apo nga e majta në të djathtë – mbetet po ai.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re