Ditën e sotme në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00, i gjithë vendi do të shkojë në vetizolim e asnjë qytetar nuk do të ketë mundësi që të lëvizë.
Referuar urdhrit të autoriteteve shtetërore, për 48 orë shtetasit shqiptarë do të qëndrojnë në shtëpi, e dyqanet apo farmacitë nuk do të jenë funksionale.
Kjo në bazë të masave të vendosura nga shteti shqiptar për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Kjo është java e tretë radhazi që autoritetet shtetërore aplikojnë këtë masë, ndërkohë që deri më tani në vend sipas specialistëve nuk kemi një shpërthim të pandemisë.
