Ministrja e Infrastrukturës u shpreh se hotelet në Durrës ku shqiptarët e riatdhesuar do të bëjnë karantinën 14 ditë do të jetë në monitorimin e ushtrisë në terren, ndërsa policia do të kontrollojë kamerat.

“Sigurisht që ka një faturë, pasi 14 nga 21 euro që kushton karantinimi do ta paguajë shteti. Ne e kemi quajtur si detyrë shtetërore. Hotelet do të ruhen nga ushtria dhe kamerat e brendshme do të monitorohen nga policia e shtetit. Nuk mund të lejojmë që sakrificat të shkojnë dëm. Ka një faturë, pasi shteti do të mbulojë kostot e akomodimit dhe ata do të paguajë vetëm ushqimin” tha ajo.

Në fund, ministrja komentoi edhe situatën në Suedi, një vend që nuk ka marrë masa drastike. “Suedia e ka trajtuar ndryshe COVID-in, cdo shtet ka nuancat e tij, qeveria shqiptare e ka trajtuar ndryshe, projeksionet kanë qenë për 2 mijë e ca të vdekur, por ju e dini se numri është i vogël. E kemi menaxhuar mirë” tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re