Vijon të rritet numri i emigrantëve të cilët vijnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, pasi u kanë përfunduar ditët e qendrimit jashtë vendit, apo edhe për arsye të tjera personale. Burime për Vizion Plus thone se 21 shtetas shqiptare jane strehuar tashme ne nje prej hoteleve ne qytetin e Pogradecit. Jo vetem gjate qendrimit ne hotel keta shtetas mbikqyren rreptesisht nga policia por edhe transportimi i tyre nga pikat kufitare drejt hoteleve kryhet perseri nga uniformat blu. 9 prej ketyre emigranteve kane hyre nga pika kufitare e Qafe Thanes, ndersa 12 te tjerë jane dërguar nga Kapshtica në hotelin e ndodhur në qytetin liqenor. Te njejtat burime thone se emigrantet jane kontrolluar nga mjeket dhe epidemiologet e njesise se kujdesit shendetesor ne Pogradec, nderkohe qe atyre personave qe shfaqin simptoma te ngjashme me covid-19 iu merren tamponat perkates per analiza. Deri me tani asnje prej emigranteve nuk ka rezultuar pozitiv covid-19, por gjithsesi ata duhet të qendrojne te karantinuar ne hotel per 14 dite me radhe. Ne te gjithe qarkun e Korces jane 4 hotele te cilat jane vene ne dispozicion të shtetasve shqiptare qe hyjne nga pikat kufitare, prej te cileve 3 hotele ndodhen në qytetin e Korçës dhe 1 në Pogradec. Deri ditën e sotme numri total i emigranteve të karantinuar i kalon 110 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re