Dy 16 vjeçar që prej 8 vitesh stërviten fort për pasionin e tyre më të madh, karatenë. Dëshira për të dalë gjithmonë triumfues ka bërë që të  mos të dorëzohen asnjë herë  dhe ta shohin sportin jo vetëm si një argëtim por edhe si një profesion në të ardhmen

Karateja parapëlqehet nga  grupmosha të ndryshme  e  veçanërisht nga fëmijët, të cilët ëndërrojnë për të qënë një ditë sportistë profesionsita

Situata e pandemisë bëri që karateja dhe shumë sporte të tjera  t’i nënshtrohen protokolleve  të vendosura nga Ministria që sipas kreut të garave pranë federatës, Erton  Latollari , janë zbatuar me përpikmëri.

Latollari thotë se ky sport  po merr një hov të madh në vend ndërsa thekson se prioriteti  kryesor i federatës  mbetet brezi i  ri.

Për herë të parë karateja në Shqipëri nisi në vitin 1991, ndërsa shumë sportistë kanë përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqezi në evente ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re