Skip to content

Kardhiq-Delvinë, hapje provizore/ Balluku: Segmenti Shijan-Ura e Gajdarit, i kalueshëm nga 30 qershori

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku i është rikthyer inspektimit të punimeve në aksin më të rëndësishëm jugorë ai i rrugës Kardhiq-Delvinë.

 

Konkretisht segmenti Shijan-Ura e Gajdarit është aksi që lidh Delvinën me Sarandën. Kjo pjesë e rrugës do të hapet ne datën 30 qershor në mënyrë provizore, për ti dhënë dorën e fundit pas përfundimit të sezonit verorë.

 

Aktualisht edhe ky segment sipas ministres do të jetë i qarkullueshëm lehtësisht nga automjetet.

 

Autoriteti rrugorë, por edhe qeveria kanë premtuat që i gjithë segmenti do të jetë i hapur plotësisht në datën 10 korrik. Por kjo hapje nuk do të thotë që të gjitha punimet konsiderohen të përfunduara.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë