Kleriku katolik më i moshuar në botë, i cili po gjykohet nën akuzat për abu zim sek sual të fëmijëve, Kardinal George Pell, ka dështuar në apelin që i ka bërë dënimit të tij, e megjithatë pohon se është i pafajshëm.

Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar pas vendimit, Vatikani përsëriti se Pell po mbronte pafajësinë e tij, dhe se tani ishte “e drejta e tij që të dërgonte apelin në gjykatën e lartë te Australise”.

“Tani që po flasim, së bashku me kishën në Australi, Selia e Shenjtë konfirmon afërsinë e saj me viktimat e abuz imit sek sual dhe angazhimin e saj për të ndjekur të gjithë ata anëtarë që kryejnë abu zime të tilla,” thuhet në deklaratën e Vatikanit. Askund nuk u përmend që kardinalit Pell t’i hiqet titulli që aktualisht mban.

Të mërkurën, gjykata e apelit në Melburn të Australisë hodhi poshtë ankesën e Pell, pasi dy nga tre gjyqtarët e apelimit thanë se akuzat ndaj tij janë bindëse dhe nuk meritojnë të hiqen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re