Afro 150 hektarë me të mbjella në zonën e Dumresë në Belsh po dëmtohen nga karkaleci maroken.

 

Astrit Gjolena, fermer i fshatit Gjolem, thotë se po shkon drejt falimentimit pasi e ka të pamundur që ta luftojë këtë insekt. E gjithë parcela me joxhë – thotë ai – është dëmtuar pothuajse e gjitha.

 

ASTRIT GJOLENA – FERMER

 

15 dylym jonxhe këtu, me dy herë të spërkatur që ka vajtur nga 90 mijë lekë spërkatja ja ky është efekti. Me këto ilaçe që ne marrim nuk e përballojmë dot ime dhe bashkia nuk e përballon dot. E spërkas unë, ikën poshtë. Të vijë shteti t’i kapë radhë parcelat.

 

Situata për autoritetet është tejet shqetësuese, pasi karkaleci është në fazën e dytë e të tretë të zhvillimit e nëse nuk ndërhyhet, shkalla e dëmtimit në bujqësi do të jetë e lartë.

 

SHEFQET BAHJA

SPECIALIST BUJQESIE ELBASAN

 

Nuk është hera e parë që vijmë këtu. Ka një shkallë infeksioni jo të rëndë, por shumë të rëndë. Nga një specie karkaleci marokien, që në fakt është në fazat e dyta e të treta. Nëse nuk trajtohet sot, shkalla e dëmit do jetë shumë e madhe. Trajtimet do jenë më të vështira. Ne këtë ja paraqitem autoritetit.

 

LUMTURI ALICKAJ

SPECIALISTET E SHENDETIT TE MBROTJES SE BIMËVE

 

Kemi ardhur të bëjmë monitorimin. Kemi konstatuar shkalla e infeksionit është shumë e rëndë.

 

Drejtori i Bujqësisë së bashkisë Belsh tha se kanë vënë në dijeni Ministrinë e Bujqësisë, pasi institucioni që ai drejton nuk ka fonde.

 

 

 

 

TITRA:

SULMON KARKALECI MAROKEN

 

DEMTOHEN QINDRA HEKTARE ME TE MBJELLA NE DUMRE 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re