Karnavalet e Korçës, një prej festave tradicionale të këtij qyteti, këtë vit janë organizuar ndryshe.

Maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe janë shpërndarë ne lagjet e qytetit duke sjellë simbolikën e kësaj feste e duke gjallëruar çdo zonë.

Edhe pse një nga festat më të mëdha të Korçës, që çdo vit çel sezonin turistik, këtë herë e bashkia ka treguar kujdes për të shmangur grumbullimet.

Por në rrugicat e kalldrëmta karnavalet kanë marrë tjetër domethënie.

Edhe qytetarët janë bërë pjesë e karnavaleve disa duke veshur kostumet e tyre e të tjerë duke bërë fotografi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re