26 tetor- Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin me të cilin biseduan çështje të bashkëpunimit dypalësh, kryesisht në fushën e bujqësisë, kulturës, arsimit, shkëmbimeve të studentëve dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Ambasada ruse e sheh me interes bashkëpunimin në këto fusha, pasi rajoni i Beratit ka një lloj ngjashmërie me disa prej qyteteve ruse, përsa i përket burimeve kulturore, por edhe potencialeve të zhvillimit bujqësor”, bën të ditur bashkia e Beratit.

Gjithashtu ambasada ruse kërkon t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve në fushën e arsimit, duke ofruar për studentët shqiptarë bursa studimi në universitetet ruse.

Kryebashkiaku Sinaj u shpreh se me zbatimin e projekteve konkrete në fusha të ndryshme marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet ambasadës ruse dhe Bashkisë së Beratit do të forcoheshin akoma dhe më shumë./k.s./




Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko