Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa qëndron i ngujuar në sallën e Parlamentit, ka reaguar për vendimin e Komisionit të Etikës që përjashtoi 26 deputetë të opozitës nga Kuvendi.

Salianji shprehet se “ne do të jemi këtu javës tjetër dhe do zbulojmë si do vazhdojë aksioni”, duke theksuar se s’do ketë seancë plenare normale.

“Kjo që po bën PS është terrorizëm, Ato karrige nuk janë të askujt, nuk jemi ulur në atë karrige. Janë kthyer përmbysur, simbolizojnë që duam të përmbysim qeverisë.

Nuk e përcakton as Rama dhe as kush tjetër të drejtat tona. Kërkojmë vendosjen e ligjshmërinë në Kuvend. Caktojnë ata, ose tentojnë të përcaktojnë se kush është opozita.

Nuk do të ketë sot seancë plenare, do e pamundësojmë këtë. Nuk mund të ketë normalitet.

Këtu do të jemi dhe do të diskutojmë prapë. Ne nuk kërkojmë gjë nga PS, por të drejtat që na ka garantuar ligji.

Ne do të jemi këtu javës tjetër dhe do zbulojmë si do vazhdojë aksioni.

Do jemi këtu dhe do shihni reagimin tonë rast pas rasti. E premtuan që në seancën e kaluar që s’do ketë normalitet dhe seancë, dhe ja ku jemi sot që s’ka seancë.

Kur ka pasur aksion opozitar e ka arritur qëllimin. Nuk ka faj aksioni opozitar, por keqpërdorimi për interesa okulte”, tha Salianji për News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re