Këto janë pamjet pak çaste pas aksidentit të kësaj të diele në Rrugën e Kavajës, atje ku një makinë goditi një çift që po kalonte rrugën së bashku me foshnjen e tyre të mitur. Në vendin e ngjarjes kanë mbetur makina e shoferit, i cili braktisi automjetin dhe u largua… si dhe karroca e foshnjes.

Siç raportoi policia pak më herët, çifti është dërguar në spital. Makina që përplasi çiftin me fëmijën është një Benz ‘G Class’, një automjet luksoz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re