Konsumimi i vazhdueshëm i lengut te karotës ul riskun për një sërë sëmundjesh.

Ai është një ilaç natyral për pastrimin e gjakut.Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç për të sëmurët që vuajnë nga anemia.Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia të konsumojnë minimalisht 2 karota çdo ditë.

Vetëm përdorimi i përditshëm i tyre, sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.Gjethet e karotës kanë paksa shije të hidhur, por janë shumë të shëndetshme për organizmin e njeriut.

Ato janë përplot me klorofil, i cili ndikon duke pastruar mëlçinë dhe gjithë trupin e njeriut.Ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe zhvillimin e tumoreve dhe janë përplot me antioksidues.

Permbajnë vitamina K më shumë se secila perime tjetër, vitaminë kjo shumë e rëndësishme,e cila ndihmon në shërimin e plagëve, njollave, ënjtjeve dhe skuqjeve.

Gjethet e karotës nuk janë aspak helmuese siç pretendojnë disa,permbajnë furokumarinë që te disa njerëz mund të shkaktojë reaksion alergjik. Konsumimi i gjetheve të karotës është i dobishëm, sepse përmbajnë kalium, që është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular. Mund t’ përdorni kundër aromës së keqe në gojë, por edhe në shërimin e dhimbjes së mishit të dhëmbëve dhe dhëmbëve.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re