Gazeta kanadeze La Presse botoi një karikaturë që përshkruan kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si një “vampir” për qëllimin e tij për të sulmuar qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës, edhe pse ai është plot me palestinezë të zhvendosur.

Kjo gazetë dixhitale në gjuhën franceze botoi një karikaturë të mërkurën që tregonte një Netanyahu me veshë majë dhe me kthetra duke qëndruar në një pallto të gjatë në një anije me vela, duke e portretizuar atë si një vampir nga filmi i vitit 1922 “Nosferatu”.

Por shpejt ajo e gjeti veten në shënjestër të një fushate të ashpër që përfshinte akuza për antisemitizëm.

Rrugës për në Rafah

Vizatimi u botua me titullin “Nosfenyahou në rrugën për në Rafah”, pasi Netanyahu njoftoi synimin e tij për të sulmuar Rafahun me pretekstin e shkatërrimit të njësive të mbetura të lëvizjes Hamas, pavarësisht presionit ndërkombëtar për të bindur kundwr zbatimit tw planit të tij.

La Presse u vu nën kritika nga politikanët kanadezë, përfshirë kryeministrin Justin Trudeau, si dhe udhëheqësit hebrenj, dhe u përball me akuza për antisemitizëm, duke bërë që gazeta të tërhiqte karikaturën dhe të kërkonte falje.

Kryeredaktori i gazetës, Stephanie Grammond, shkroi në një ndjesë se karikatura kishte për qëllim të kritikonte qeverinë izraelite, jo popullin hebre, duke vënë në dukje se ajo ishte hequr nga të gjitha platformat e botimit.

Grammond tha se karikaturisti i gazetës, Serge Chapleau, konfirmoi se ai kurrë nuk kishte ndërmend të promovonte antisemitizmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re