Ekspertja e ISHP, Silva Bino zbuloi rreth kartës se vaksinimit, që tashmë është publikuar në e-Albania, Bino u shpreh se ajo tregon vetëm që je i mbrojtur dhe sipas rekomandimeve të OBSH, personi i vaksinuar nuk ka përse të kryejë karantinë.

“Karta e vaksinimit është njësoj si ajo që kemi pasur kur kemi qenë fëmijë apo ku jemi vaksinuar për sëmundje të tjera. Kjo kartë vaksinimi ka një funksion që tregon se je i mbrojtur dhe funksioni i vetëm administrativ, në bazë të rekomandimit të CDC dhe OBSH është që personat që janë plotësisht të vaksinuar nuk kanë pse të kryejnë karantinë”, përfundoi Bino.






Previous article“Hera e pare ishte lule”, moderatorja e njohur preket për herë të dytë nga Koronavirusi dhe tregon se si ndihet..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re