Kartelet Narco në mbarë botën janë të njohur për mizorinë e tyre dhe vrasjet e kujtdo që u pret rrugën, nga policia, ushtarët, politikanët, gjyqtarët …e tani është një qen i shndërruar në bela për ta.

Sombra, një qen police, është bërë yll në Kolumbi për efektivitetin e jashtëzakonshëm në luftën kundër drogës. Ai ka kapur 245 anëtarë kartelesh e dhe 9 ton kokainë deri më tani.

Por 6-vjeçari i blerë nga një bari gjerman tashmë është në rrezik të madh. Karteli Urabenos ka lëshuar 200 milionë pesos, ose 70,000 dollarë për vrasjen e tij.

Ndaj, policia zhvendosi Sombran në aeroportin El Dorado në kryeqytetin e Bogotas për shkak për ta patur më nën siguri.

Qeni më popullor në Kolumbi ka marrë pjesë në rreth 300 operacione policore, duke u nderuar dhe me dy medalje për kurajon K-9.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re