Të enjten e ardhshme Banka e Shqipërisë do të
prezantojë kartëmonedhat e reja që do të hidhen në treg duke nisur nga ky vit.

Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e parasë
vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë lekut
shqiptar pamjen e një kartëmonedhe moderne.

Të parat që do të hidhen në qarkullim janë
kartëmonedha 200 dhe 5 mijë lekëshe, ndjekur nga të gjitha prerjet e tjera.

Ndërsa vitin e ardhshëm për herë të parë do të kemi një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe. Kjo valutë do të mbajë figurën e poetit të njohur Asdreni, shoqëruar me vargje nga Himni Kombëtar.

Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime një
ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për këtë
institucion, por për gjithë shtetin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re