Skip to content

Kartolinë për Festat e Nëntorit, luhet mbrëmjen e sotme derbi shqiptar në Conference League

Është hera e parë në histori që dy klube shqiptare të ndeshjen në kompeticione europiane dhe këtë do ta bëjnë mbrëmjen e sotme në Conference League, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës.

Gjilanasit janë skuadra pritëse këtë herë, për ndeshjen e katërt të kësaj faze në Conference League, e cila do të luhet në stadiumin kombëtar të Prishtinës, “Fadil Vokrri” në orën 21:00 dhe do të trasmetohet në Digitalb.

Ekipi i Zekirija Ramadanit është në një formë të mirë në kampionat, por e ka nisur mirë edhe në Ligën e Konferencës pasi ka dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet e para.

Kështu, “Intelektualët” siç quhen ndryshe lojtarët e Dritës, janë të gatshëm për këtë ndeshje dhe duan ta vazhdojnë serinë pozitive me një fitore ose së paku një barazim.

Në formë të mirë është edhe ekipi i Jeton Beqirit, pasi ka një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës, kështu që duan rezultat edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Jeton Beqirit në prag të takimit deklaroi: “Përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër, duke analizuar dhe respektuar maksimalisht kundërshtarin edhe pse realisht bëhet fjalë për një ndeshje vërtetë historike.

Drita-Shkëndija, një festë futbolli dhe krenarie që vjen pikërisht në këtë fund nëntori, kur janë edhe festat kombëtare të të gjithë shqiptarëve.