Një ditë pasi Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet vendosi që të lejonte kandidimin e Partisë Demokratike me 222 emra kandidatësh në lista, PS pritet që të bëjë një tjetër ankimim.

Burime bëjnë me dije për Fax News se mbrëmjen e sotme përfaqësuesi ligjor i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji, do të çojë ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

Sipas Partisë Socialiste, por edhe vendimit të mëparshëm të KQZ numri i kandidatëve që duhet të jenë në listat shumëemërore të deputetëve duhet të jetë 153, ndërkohë që PD dhe KAS kanë një tjetër interpretim të Kodit Zgjedhor.

Sipas PS-së në rast se PD bashkë me aleatët në koalicion garojnë me 222 kandidatë në listë, kjo e bën garën të pandershme, pasi ata kanë 153 emra në listat që kanë dorëzuar dhe miratuar në KQZ.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re