KAS i ka kërkuar KQZ-së hapjen e kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës dhe rinumërimin e votave.

Kutitë janë hapur me kërkesë të përfaqësuesve të opozitës, Ledio Brahos dhe Endrit Sefës.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

“Shqyrtimi i kërkesës ankimore me nr. 80, datë 23.05.2023, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashke Fitojmë” me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 531, datë 18.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkia Rrogozhinë dhe Miratimi i Tabelës së re Përmbledhëse pas Rinumërimit dhe Rivlerësimit të votave në të gjithë qendrat e votimit të zonës zgjedhore, Bashkia Rrogozhinë”, thuhej në njoftimin e KAS.

Kujtojmë se kandidati i PS-së, Edison Memolla, fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së koalicionit Bashkë Fitojmë me rreth 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota.

Përfaqësuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë, Ivi Kaso, tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re