Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ ka pranuar pjesërisht ankimin e Partisë së Lirisë për vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që i la mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarit.

Sipas vendimit të KAS, Celibashi do të shqyrtojë përsëri kërkesën për heqjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit, i cili akuzohet nga opozita se ka fshehur një dënim të formës së prerë të marrë nga Gjykata e Greqisë.

“KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore numër 95/1 datë 24.11.2023 paraqitur nga Partia e Lirisë.

Shfuqizimin e vendimit nr 816 dt 14.11 2023 të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të prokurorit të përgjithshëm për subjektin Kreshnik Hajdari, kryetari i bashkisë Kuçovë.

Kthimin e çështjes për shqyrtim te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duke e lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative”, thuhet në vendimin e KAS.

Lefter Maliqi qër përfaqëson Partine e Lirise ka kërkuar heqjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit pasi nuk ka deklaruar dënimin ne Greqi në formularin e dekriminalizimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re