Skip to content

KAS rrëzon “Bashkë Fitojmë” në Kamëz, nuk pranon ekzaminimin e pajisjeve nga ekspertë të huaj

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për ekzaminim të votimit elektronik në Kamëz nga ekspertë të huaj.

 

“Bashkë Fitojmë” pretendon se votat janë tjetërsuar përmes teknologjisë, ndërsa ka akuzuar se fleta e printuar nuk ishte e njëjta me atë që kishin votuar qytetarët. Sipas opozitës shumë qytetarë kanë deklaruar se emri i kandidatit që kanë votuar elektronikisht nuk ishte i njëjti me atë që printohej fizikisht.

 

Në të njëjtën kohë, KAS rrëzoi koalicionin “Bashkë Fitojmë” edhe në Rrogozhinë duke njohur rezultatin e 14 majit.