Komisioni i Sanksioneve dhe Ankimimeve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Kamzës.

 

Një ditë më parë, KAS gjithashtu rrëzoi kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për ekzaminimin e pajisjeve elektronike nga ekspertë të huaj.

 

“Bashkë Fitojmë” pretendon se përmes votimit elektronik është manipuluar vullneti i qytetarëve dhe është favorizuar kandidati i Partisë Socialiste, tanimë kreu në detyrë për Kamzën, Rakip Suli.

 

“Bashkë Fitojmë” pretendon se procesi është shoqëruar nga parregullësi, ndërsa kërkon mosnjohje të rezultatit.

 

Ndonëse KAS nuk pranoi kërkesën e koalicionit opozitar, këta të fundit kanë deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re