Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë prova shtesë për të provuar shkeljet në procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit.

Në seancën e zhvilluar sot, KAS vendosi vetëm të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

“KAS u konsultua për kërkesën ankimore të PD mbështetur edhe nga LSI për të marrë provat sipas listës që u citua.

Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesës për marrjen e këtyre provave, përveç dy provave që janë kërkuar nga dy anëtarët në mënyrë të posaçme sipas një të drejtë që ju jep kodi.

Subjekti ankues kërkoi që të merrte në cilësinë e provës 19 informacione specifike nga institucione të ndryshme që veprojnë në territor.

Subjekti ankues nuk ka bërë një përpjekje për të siguruar paraprakisht provat siç e parashikon neni”,-sqaron KAS.

Pranimi i kësaj kërkese u bë pas denoncimit të anëtarit të PD në KAS, Marash Logu i cili tha se PD ka një listë me 300 emra për qarkun e Durrësit që kanë shitur votën në këmbim të shumave nga 100-300 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re