Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.
“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Lënien në fuqi të vendimit për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Qerim Ismailaj, kryetari i Bashkisë Mallakastër Qarku Fier”.
Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj ka rezultuar me probleme në ligjin e Dekriminalizimit.
Mësohet se Ismailaj është dënuar në Greqi me tre vite burg.
Prokuroria nisi hetimet pas akuzave të PD.
