Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur rihapjen dhe rinumërimin e 4 kutive votime për Këshill Bashkiakë në Pukë. Ky vendim vjen me kërkesë të partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.

 

“Shqyrtimi kërkesës ankimore nr. 63, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 260, datë 16.05.2023 të KZAZ nr. 07, Bashkia Pukë, “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak Pukë”, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme”, thuhet në rendin e ditës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re