Skip to content

Kasaforta misterioze në vilën ku ka jetuar Enver Hoxha! Lame: Nuk është hapur asnjëherë, ka humbur çelësi

Në vilen ku ka jetuar diktatori Enver Hoxha ndodhet një kasafortë. Ajo nuk është hapur kurrë dhe nuk dihet se çfarë ka brenda saj .

Kjo gjë është zbuluar gjatë vizitës që ka bërë gazetari Blendi Fevziu, ku shihet se kasaforta ndodhet brenda një dhome të vogël, ku mbaheshin rrobat.

Ndërkohë, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka qenë së bashku Fevziun brenda Pallatit të Brigadave ka thënë se i ka shkruar firmës së kasafortës dhe i kanë dhënë se e hapin kundrejtë një shume parash. Ndër të tjera ai thotë se çelësi i kasafortës ka humbur.

Pjesë nga Biseda: 

Lame: Ka një kasafortë që askush nuk e di se çfarë ka brenda.

Fevizu: Po pse nuk e di askush?

Lame:  Sepse nuk është hapur asnjëherë.

Fevizu: Po pse nuk është hapur?

Lame: I kam shkruar firmës, dhe më thanë se kushton kaq.. dhe ne vijmë e hapim.

Fevziu: E hapnin?

Lame: Po, firma është, mund të mos ketë dhe asgjë brenda.

Fevziu: Po pse s’u bën kuriozë as komunistët?