Ish-zëvendës ministrja e arsimit Nora Malaj e kujton Kasem Hysenbelliun si një njeri vizionar në gjithë karrierën e tij, drejtues që ridimensionoi fjalën dhe lajmin.

Malaj thotë se i dha mundësi çdo qytetari të thjeshtë të thptë të vërtetën siç është dhe la pas një pasuri kombëtare siç është Fax News.

“Na mungon sepse kur kalova Covidin më ka marrë në telefon, është shqetësuar shumë dhe jam ndjerë shumë keq që unë nuk munda ta ndihmoj dot. Shpresoj të jetë nje engjëll mbrojtës për të gjithë ne!”-përfundoi Malaj.

Malaj: Që të jem shumë e vërtetë, ndonëse ka kaluar një vit i trishtë, mua më duket sikur është ende midis nesh, sikur ka marrë një rrugë për të shkuar diku, për tu interesuar që ta bëjë me të madhe Fax News.

Ka qenë person gjithmonë i kërkuar, në dimensionin e tij human kaloi të gjitha parametrat dhe kishte vision të qartë në gjithë karrierën e tij. Më kujtohet kur krijuam revistën “Psikologjia” ka pasur një debat të madh në Neës 24, dy nga momentet më kulmore vinte e më thoshte pse nuk bën emisione sociale, njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë të vërtetat që dhembin e me pas mund të zgjidhen me mekanizma të tjerë. Doja që në problematikat që trajtonim të mos kishte ngjyrime politike.

Sot e kësaj dite ajo revistë është evidente në fushën e psikologjisë dhe ka qenë ideja e tij për të nisur ca rrugë që njerëzit nuk kishin guxim. Kur krijoi FAX kishte luftë të madhe me veten dhe në treg dhe në një nga mbrëmjet kur uleshim së bashku me familjen e tij dhe diskutonim ai na thotë që kishte vendosur të hapte një media.

I thashe epo për hajër sepse je I zoti. Është berë një nga mediat më te fuqishme në dhënien e informacionit, Kasemi ynë I shtrenjtë nuk është më midis nesh por rishtazi shfaqet sepse kishte 3 cilësi, kishte mbaruar shkollën si ushtarak, shkencat ekzakte dhe I bënte llogaritë shumë mirë dhe e treta ishte njeri që I donte njerëzit.

Gazetarët që tek ata që shkruante ata në terren, gjithmonë në fundvit bënte festa për stafin , ku do mblidheshin si familje e madhe dhe ne të ftuarit që ishim shumë frekuentë ne intervista dhe debate ndiheshim sin ë shtëpinë tonmë. Nuk ksihte shumë rendësi sa e madhe ishte hapësira por zemra.

Ai ridimensionoi fjalën dhe lajmin, njeriu që krijoi një shkollë të re mediatike dhe njeriu që na mungon të gjithëve.

Gazetarja:Hapja e Fax News ishte një strofull që e donte shumë dhe la shpirtin për të bërë gazetari, si e keni parë ju në spektrin e politikës? A është parë si sfidë kjo gjetje?

Malaj:Filozofia për të ideuar këtë media ishte ndryshe, raportin dhe partneritetin me opozitën e ka pasur koherente ashtu si me pozitën.
Për të luftuar kolapsin dhe që çdo qytetar të ndihej realizur dhe që i janë shkelur të drejtat ai jepte lirinë e fjalës. Një strukturë moderne pranë dhimbjes së qytetarëve dhe vlerës së kombit. Kasem dhe e gjithë filozofia e tij ka qenë e barazlarguar nga gjobat dhe interesat, ndaj emri I tij është i madh sepse ka nxjerrë një dimension human, ka nxjerrë një grup të mrekullueshëm gazetarësh dhe ka nxjerrë lajmin në kohën e duhur.

Kasemi kur krijoi Fax News u bëri me dije gazetarëve që do të shërbenin aty për të mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe për ti dhënë zë individit që ka nevojë. Ai bëri oponencën më të mirë dhe tregoi që aty ku e verteta dhemb, problem është I madh dhe zgjidhja duhet e shpejtë. Na ka lënë një pasuri të madhe kombëtare sic është kjo media.

Atij nuk i pëlqente fare t’I thoshe shef Kasemi, ishte i thjeshtë. Ai më thoshte a do vish të pimë një kafe te zyra ime, asnjëherë i shtirur dhe gjithmonë pranë njerëzve. Na mungon sepse kur kalova Covidin më ka marrë në telefon, është shqetësuar shumë dhe jam ndjerë shumë keq që unë nuk munda ta ndihmoj dot. Shpresoj të jetë nje engjëll mbrojtës për të gjithë ne!

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re