Pas zhvillimit të referendumit për pavarësi në Katalonjë, bashkitë e këtij rajoni kanë hequr flamurin e Spanjës nga godinat e tyre.
Kanali televiziv Hispan Tv njoftoi se në disa rajone të Katalonisë, disa grupe kanë hequr flamurin e Spanjës nga godinat e pushtetit lokal dhe kanë festuar.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se ky veprim ka qenë veprim vullnetar i qytetarëve dhe autoritetet zyrtare nuk kanë rol në këtë veprim.
Vlen të theksohet se referendumi për pavarësinë e Katalonisë është zhvilluar të dielën më 1 tetor, pavarësisht kundërshtimeve dhe masave të ashpra të qeverisë dhe të forcave të policisë qendrore të Spanjës dhe autoritetet lokale të Katalonisë kanë deklaruar se 90% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë pro pavarësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re