Mbreti Felipe VI. ka akuzuar udhëheqësit katalanas për daljen jashtë kornizës së ligjit dhe demokracisë dhe njoftoi se shteti do të vendoste një rend kushtetues në Katalonjë, shkruan Al Jazeera, .
Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont ka njoftuar se Katalonia do të shpallë pavarësinë ‘brenda disa ditëve’.
Në intervistën e parë pas referendumit të së dielës, të cilën e ka dhënë për BBC, Puigdemont ka thënë se qeveria e tij do të ‘veprojë në fund të këtij apo në fillim të javës së ardhshme’.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Madrid ndërhyn dhe merr kontrollin e qeverisë katalane, Puigdemont u përgjigj se do të ishte një ‘gabim që do të ndryshonte gjithçka’.
Ai konfirmoi se aktualisht nuk ka kontakt midis qeverisë së Madridit dhe administratës së saj./