Kreu i Qeverisë së Administratës Autonome të Katalonjës në lindje të Spanjës, Carles Puigdemont, në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm tha se “Sot si qytetarë të Katalonjës kemi fituar të drejtën për të qenë një shtet i pavarur”.
Puigdemont, ka mbajtur një fjalim në ndërtesën presidenciale në Barcelonë pas referendumit për pavarësi i cili u zhvillua pavarësisht se ishte shpallur i jashtëligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Ai gjatë fjalimit ka theksuar se rezultatet e referendumit do ti paraqesë në Parlamentin e Katalonjës në ditët në vijim.
“Kemi fituar sovranitetit tonë me fuqitë tona”, është shprehur Puigdemont, duke bërë të ditur se do të hidhen hapat e nevojshëm brenda ligjeve të pranuara në Parlamentin e Katalonjës, shkruan aa. Ndër të tjera ai është shprehur: “Katalonja tashmë nuk është më një çështje e brendshme, por një çështje evropiane. Kemi fituar respektin e Evropës. Që tani e tutje duhet të ecim në rrugën që kemi nevojë së bashku, me patriotizëm dhe paqe. Ne duhet të jemi të hapur ndaj thirrjeve për dialog që do të ndihmojnë në respektimin e dëshirave të katalanasve.”
Më tej duke theksuar se 844 persona janë plagosur gjatë ndërhyrjeve të policisë kombëtare dhe të xhandarmërisë së Spanjës, Puigdemont ka deklaruar se “Qeveria spanjolle sot ka hapur një faqe turpi në marrëdhëniet me Katalonjën”./Kosovapost/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re