Forcat e Armatosura të Katarit njoftuan se në vend ka mbërritur anija trajnuese e armatosur AL SHAMAL e cila është ndërtuar nga kantieri i anijeve Anadolu në Türkiye (Turqi).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit, thuhet se në anijen që ka mbërritur në kryeqytetin Doha u zhvillua një ceremoni ku mori pjesë shefi i Shtabit të Katarit, Salem al-Nabit dhe në të cilën u dhanë informacione rreth pjesëve trajnuese të anijes.

Anija trajnuese e armatosur AL SHAMAL e ndërtuar nga kantieri i anijeve Anadolu në Türkiye iu dorëzua Forcave Detare të Katarit me një ceremoni të mbajtur në muajin shkurt në Türkiye ku morën pjesë edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe ministri i Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammed al-Attiyah.

Forcat Detare të Katarit, në mars 2018 nënshkruan 3 marrëveshje me kantierin e anijeve Anadolu për ndërtimin e 4 anijeve trajnuese. Türkiye, edhe në vitin 2021 i dorëzoi Forcave Detare të Katarit anijen trajnuese të armatosur AL DOHA.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re