Skip to content

Katar, të ardhurat nga ndeshjet e futbollit do të dhurohen për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri

thumbs b c 196075777da2cccb17e030da60feeab1

Të ardhurat nga biletat e ndeshjeve të kupës së futbollit që do të luhen nesër në Katar do t’u dhurohen qytetarëve të prekur nga tërmeti në Türkiye dhe Siri, transmeton Anadolu.

Katar Stars League, përmes një publikimi në rrjetet sociale, njoftoi se të ardhurat e biletave të ndeshjeve gjysmëfinale që do të zhvillohen nesër në kuadër të Kupës së Katarit do të dërgohen në Türkiye dhe Siri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Në deklaratë u bëhet thirrje fansave që të kontribuojnë në këtë nismë duke blerë bileta.
Burimi: AA