Katari dënoi ashpër sulmin e forcave izraelite në kampin e refugjatëve në Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, ku u vranë 6 palestinezë dhe 26 u plagosën.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Katarit thuhet se sulmi në kampin e refugjatëve në Jenin nga ushtria izraelite është parë si vazhdimësi e krimeve sistematike kundër popullit palestinez.

Duke theksuar se sulmi në fjalë ka shkelur edhe vendimet e bashkësisë ndërkombëtare, deklarata paralajmëron se ngjarjet mund të shpërthejnë në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku tensionet e Izraelit janë rritur.

Në deklaratë dënohet ashpër sulmi në kampin e refugjatëve në Jenin dhe kërkoi që të ndërmerren hapa urgjent ndërkombëtar për të ndaluar sulmet izraelite dhe për të mbrojtur popullin palestinez.

Ushtria izraelite vrau 6 palestinezë dhe plagosi 26 persona në bastisjen e saj dje në kampin e refugjatëve në Jenin në veri të Bregut Perëndimor.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re