Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al Thani theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë prosperitetin dhe zhvillimin e Libanit.

Saad al-Hariri, të cilit iu dha detyra për formimin e qeverisë në Liban, u takua me Ministrin Al Thani si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Doha, njoftoi agjencia e lajmeve të Katarit (QNA).

Gjatë takimit u bisedua rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe se Katari do të vazhdojë të mbështesë vëllezërit e tij në Liban në zhvillim dhe prosperitet e në veçanti në fushën ekonomike.

Ndërkaq, në fillim të këtij muaji gjatë vizitës së tij në Bejrut, Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed, autoriteteve në vend u tha se vendi i tij, i cili ka marrëdhënie të mira me të gjitha palët në Liban, është i gatshëm të ndihmojë formimin e qeverisë së re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re